Vjedhja në BSH, Porkuroria heton edhe procedurën e asgjësimit të kartëmonedhave
Pëlqej
Prokuroria ka zgjeruar hetimet lidhur me vjedhjen në Thesarin e Bankës së Shqipërisë duke kryer hetime edhe për procedurën e asgjësimit të kartëmonedhave. Sipas Prokurorisë, objekt i hetimit është ballafaqimi i pasqyrave financiare të mabjtura për paratë që janë ndarë për t’ua asgjësuar dhe atyre që janë asgjesuar realisht.

Nga të dhënat e deritanishme është mësuar se dy vitet e fundit ka pasur raste kur asgjësimi i kartëmonedhave të vjetra është bërë vetëm duke shënuar sasinë e tyre, po pa mbajtur procesverbal numrin e serisë për secilën kartëmonedhë, shkruan Panorama në numrin e saj të sotëm.

Objekti i hetimit të Prokurorisë në këtë rast është verifikimi nëse ka kartëmonedha të destinuara për asgjësim që janë vjedhur nga Arka Stok para se të digjeshin, siç ka ndodhur me të paktën 130 milionë lekë të rinj. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori