Vjedhja në BSH, Meksi dhe Golemi sot para Prokurorisë
Pëlqej
Task-forca e Prokurorisë së Tiranës do të marrë në pyetje sot dy anëtarët e para të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi lidhur me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Thesari i BSH-së.

Nderkohë që për gurvernatorin Ardian Fullani mësohet se nuk ka ende një fletëthirrje, pasi është vendosur që të pyetet në një moment të dytë. Këshilli Mbikqyrës i Bankës së shtetit shqiptar përbëhet nga: Ardian Fullani, Kryetar; Elizabeta Gjoni, Zëvendëskryetare dhe anëtarët: Adrian Civici, Dhori Kule, Ela Golemi, Ermelinda Meksi dhe Petraq Milo. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori