Vjedhja në BSH, Braho kërkon dorëheqjen e Meksit, Kules dhe Civicit
Pëlqej
Kryetari i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho kërkoi sot publikisht dorëheqjen e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë si përgjegjëse kryesore për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga BSH.

Në një konferencë për shtyp, deputeti i LSI-së u shpreh se siguria kombëtare financiare është cënuar dhe prekur rëndë dhe për këtë përgjegjësia kryesore është e Këshillit Mbikqyrës.

"Përgjegjësi morale, politike e institucionale, nëse ka penale këtë e di tjetër kush. Duke pasur parasysh përbërjen e Këshillit Mbikqyrës u bëj thirrje personalisht profesorëve Ardian Civici, Dhori Kule dhe Ermelinda Meksi, që në vite ka qenë model i moralit, të bëjë aktin moral më qytetar dhe më të justifikuar institucionalisht, që vetë ata në grup të parët të japin dorëheqjen vetëm për arsyen se vjedhja dhe keqmanixhimi Bankës së Shqipërisë është evidente." nënvizoi Braho. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori