LISTA/ Këta janë lojtarët e ftuar nga Ancelotti për “El Clasicon”

Nesër do të luhet një nga ndeshjet më të shumëpritura nga tifozët nëpër botë, ajo mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Skuadra e Real Madridit tani ka publikuar listën e 23 lojtarëve të ftuar për këtë përballje.

Lajm i mirë për madrilenët është se Karim Benzema është riaftësuar plotësisht dhe do jetë nga minuta e parë në El Clasico, ka theksuar Goal.

Ndeshja do të luhet të dielën në orën, 16:15 në Camp Nou.


Shtuar 23.10.2021 18:21