Vjedhja në BSH, anulohet raportimi i Meksit dhe Civicit në komision
Pëlqej
Anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës, Ermelinda Meksi, nuk do të dëshmojë sot në Komisionin e Ekonomisë lidhur me vjedhjen në Bankës e Shqipërisë, pasi sipas saj kjo dëshmi do të dëmtonte procesin e hetimit.

“Dëshmia e saj në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financës, në datën 08.09.2014, dëmton procesin hetimor të nisur tashmë nga Prokuroria, si dhe cenon sekretin e hetimit duke e implikuar atë personalisht, sipas Kodit Penal” thuhet në shkresën që Meksi i ka dërguar Kuvendit.


Ndërkohë që edhe Ardian Civici i cili ishte thirrur për të raportuar sot në komision, nuk do të paraqitet po për të njëjtën arsye. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori