A do çelen negociatat me BE-në? Rama paralajmëron përgjigjen e rëndësishme

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook” ku ka paralajmëruar një komunikim me qytetarët sot në orën 15:30.

Rama shkruan se do të japë një mesazh rreth vendimit për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Gjithashtu Kryeministri bën me dije se do të sqarojë edhe vendimin për ndihmën financiare për biznesin e vogël, familjet në ndihmë ekonomike dhe për përfituesit e pagesës së papunësisë.

Statusi i plotë

Sot në 15.30 kam një mesazh për ju mbi vendimin për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ndihmën konkrete financiare që do të lëvrojmë për biznesin e vogël, familjet në ndihmë ekonomike, përfituesit e pagesës së papunësisë

“o do t’ia dalim, o do t’ia dalim, zoti i shqiptarëve është i madh”.


Shtuar 24.03.2020 12:49