Vjedhja e thesarit, gjykata: Të gjashtë në burg
Pëlqej
Gjashtë punonjës të Bankës së Shqipërisë, të vënë në pranga në fazën e dytë të arrestimeve të urdhëruara nga Prokuroria e Tiranës, kanë paraqitur në gjykatë alibitë e tyre.

Para gjykatës, u paraqitën njëri pas tjetrit Petrit Ramohitaj, Liljana Tusha, Lavdrim Cani, Myzejen Belba, Dhimitër Davidi dhe Bashkim Xhilaga.

Prokurori i çështjes tha se kishte nxjerrë urdhër-ndalimet për gjashtë personat.

Ndërsa, ata kanë thënë se nuk kanë patur rregullore dhe se detyrat nuk i kanë patur të mirëorganizuara.

Familjarët janë shprehur se gjashtë të arrestuarit janë bërë "koka turku", pasi ata nuk kanë faj aspak për këtë skandal.

Përveç nëntë të arrestuarve, prokuroria ka nën hetim nëpunës të tjerë të Bankës së Shqipërisë, për të cilët dyshohet se janë të implikuar në këtë vjedhje.

Hetimet po përqendrohen te verifikimi pasuror i të arrestuarve. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2014, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori