Vjedhja e karburantit në Ibë, kapet një nga autorët
Më 4 shkurt disa persona të armatosur me maskë kërcënuan rojet dhe morën paratë e një karburanti në Ibë.

Policia e Tiranës bën me dije se ka vënë në pranga një ndër autorët e kësaj ngjarje.

Sipas policisë i arrestuari është shtetasi Ergit Shyti, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë

Identifikohet dhe ndalohet një nga autorët e vjedhjes me dhunë ,ngjarje e ndodhur më datë 04 .02 . 2017 në një pikë karburanti në zonën e Ibës.

Më datë 13.02.2017 Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.1 në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës Parë Tiranë ,kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:

-Ergit Shyti, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi u arrit të dokumentohet me prova ligjore se ky shtetas është një nga autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë në pikën e karburantit në fshatin Ibë ndodhur më datë 04.02.2017. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– Tre telefona të markave të ndryshme.

– Një portofol në të cilin gjendeshin njëqind e gjashtë dhjetë e një mijë lekë të vjetra dhe dhjetë Euro (valute ).

Specialistët e hetimit të krimeve po vazhdojnë hetimet për identifikimin e autorit të dytë të përfshirë në këtë ngjarje dhe vënien e tij para përgjegjsisë penale.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të ‘’ Vjedhjes me Dhunë e kryer në bashkëpunim ‘’ parashikuar nga Neni 139 e 25 i Kodit Penal./albeu.com/

Shtuar më 14/02/2017, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori