Vjedhja e dokumentave sekrete, grabitësit u ndihmuan nga brenda prokurorisë
Pëlqej
Vazhdojnë hetimet për grabitjen e dokumentave në Durrës.

Grupi hetimor ka hedhur dyshimet se grabitësit janë ndihmuar nga bashkëpunëtore nga brenda organit të akuzës.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se një ndër pistat e hetimit është ajo e bashkëpunimit me punonjës që e njohin terrenin e organit të akuzës, të cilët mund te kenë ndihmuar grabitësit për të realizuar objektivat dhe hyrjes brenda në institucion.

Kjo pasi grabitësit kanë punuar me përpikmëri dhe pa lënë shumë gjurmë apo pa krijuar rrëmujë në ambinetet e brendshme. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2018, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori