Vjedhja e BSH, Apeli lë në burg 7 të arrestuarit
Pëlqej
Update- Gjykata e Apelit la sot në burg shtatë të arrestuarit në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve në thesarin e Bankës së Shqipërisë nga Ardian Bitraj.

Të shtatë këta persona apeluan vendimin e Shkallës së Parë duke kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh.

Ish-drejtori i Emisonit në Bankën e Shqipërisë Dorian Çollaku mohoi akuzat ndaj tij, duke u shprehur se nuk ka asnjë fakt që vërteton fajësinë e tij.


12:51- Gjykata e Apelit ka lënë të njëjtën masë sigurie me arrest me burg të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë për gjashtë nga të arrestuarit për vjedhjen e 713 mln lekëve në Bankën e Shqipërisë.

I pari që kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë para trupit gjykues ishte Petrit Ramohitaj cili nuk e pranoi akuzën. Sipas tij nuk ka pasur bazë logjistike apo kasafortë ku të vënë çelësat ndaj ai nuk ka asnjë përgjegjësi në këtë vjedhje. Me gjithë pretendimet e të akuzuarit, Apeli ka lënë në fuqi vendimin gjykatës së shkallës së parë për masën e arrestit me burg për të.

Të njëjtin vendin gjykata ka dhënë edhe për Dhimitër Davidin, Lavdim Canen, Bashkim Xhilagën, Liljana Tushën dhe Myzejen Belbën. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori