Vjedhja e BSH, AK në protestë: Rama jep dorëheqjen, ti je fajtori!
Pëlqej
Në një protestë të mbajtur përpara Bankës së Shqipërisë, kreu i AK, Kreshnik Spahiu, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke e cilësuar atë fajtor për vjedhjen në Bankën e Shtetit.

“Jemi këtu për të çuar një mesazh të qartë për kryeministrin: Jep dorëheqjen! Ti je fajtori! Duhet të japësh dorëheqjen. Ti je përgjegjës dhe sot je inkriminuar, pasi të është mbyllur goja me shumën prej 500 mijë euro.

Ti nuk mund të jesh rilindësi i shqiptareve. Je turp i tyre, sepse je shumë i vogël, pavarësisht nga trupi i gjatë”, deklaroi Spahiu.

“Jemi mbledhur pas qeverisjes që ka 300 skandale në 300 ditë. Mbas 500 vitesh në Shqipëri, nuk të japin votat dhe nuk bëhesh kryeministër po nuk vodhe 500 mijë euro”, u shpreh kreu i AK.

Në vijim të akuzave, sipas tij, sa herë vijnë socialistët në pushtet vidhet thesari. “Kur mafia kryen krimin, të gjithë heshtin pasi partitë, qeveria, opozita, të gjitha kanë lyer duart.

Sistemi bankar shqiptar u qëllua me plumba. Atje filloi atentati dhe vazhdoi pas 30 vitesh. Sistemi bankar është vënë në shënjestër për tu grabitur dhe për të falimentuar”, tha Spahiu. /albeu.com/

Shtuar më 05/08/2014, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori