Vjedhja e bankës/ Liti: Atë ditë isha me vajzën
Djali i personazhit së njohur të botës së krimit të viteve ’90 Nehat Kulla, është paraqitur sot në gjykatë për masën e sigurisë. Robert Kulla akuzohet si personi që organizoi dhe ekzekutoi në bashkëpunim me persona të tjerë planin për grabitjen e filialit të një banke në zonën e ish-Bllokut.

Bashkë me të në sallën e gjyqit janë edhe Roland Liti dhe Alan Babameto. Të tre ata mësohet se kanë mohuar akuzat, ndërkohë që prokurori i çështjes ka kërkuar “arrest me burg”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të akuzës, Liti ka deklaruar se natën e grabitjes ishte me vajzën e tij dhe se në Mal të Zi kishte shkuar për të shoqëruar disa shokë të ardhur nga Gjermania, me paratë e tij. /albeu.com/


Shtuar më 03/09/2016, ora 12:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori