Vjedhja e bankës, nën hetim 70 persona
Pëlqej
Shtrihet pista e hetimit për vjedhjen e 7 milionë dollarëve nga Banka e Shqipërisë.

Prokuroria pritet të marrë fillimisht në pyetje anëtarët e Këshillit Mbikqërës.

Por, veç tyre prokuroria do të marrë në pyetje edhe 70 persona, që të gjithë të afërm të personave që kanë patur detyrë zyrtare në Bankën e Shqipërisë.

Bashkëshortë, vëllezër, motra, deri dhe kunetër të të arrestuarve, Ardian Bitraj, përgjegjës i arkës stok në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, Mimoza Bruzia, specialiste e arkës për veprim në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, Dorian Çollaku, Drejtor i Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë, Bashkim Xhilaga, me detyrën e kontrollorit mbikqyrës në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, Petrit Ramohitaj, përgjegjës i arkës për veprim, në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, Lavdim Cani, specialist i arkës stok në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, Myzejen Belba, specialiste e arkës stok në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, Liljana Tusha, specialiste e arkës për veprim në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, Dhimitër Davidhi, vëzhgues operator në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë si dhe Klevis Bejtaj, do t’u nënshtrohen një hetimi pasuror.

Kjo, për shkak se i vetëdeklaruari si grabitës i 7 milionë eurove, Ardian Bitraj ka dhënë deklarata kontradiktore përpara hetuesve.

Pistë e mundshme është se paratë mund të jenë shpërndarë tek të afërmit e personave që kanë qenë punonjës të bankës. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2014, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori