SHBA kundërshton transferimin e avionëve polakë në Ukrainë: Rrezik i lartë, mund të sjellë përshkallëzim

Pentagoni ka thënë se nuk do të mundësojë transferimin e avionëve luftarakë polakë në Ukrainë, por është i hapur për të punuar me aleatët në mënyra të tjera për të rritur aftësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, raporton BBC.

Zëdhënësi John Kirby tha se Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin ia përcolli atë mesazh homologut të tij polak Mariusz Błaszczak më herët sot.

Kirby lavdëroi përdorimin strategjik të Ukrainës të aftësive të saj aktuale për të frenuar përparimin rus, por tha se “shtimi i avionëve në inventarin ukrainas nuk ka të ngjarë të ndryshojë ndjeshëm efektivitetin e saj”.

Ai vuri në dukje se vendosja e avionëve luftarakë në pronësi polake nga baza kryesore e forcave ajrore amerikane në Gjermani, siç kishte propozuar Varshava, është “rrezik i lartë” dhe “mund të ngatërrohet nga rusët si një hap përshkallëzues”.

“Kjo jo vetëm që nuk është e mirë për NATO-n, nuk është e mirë për Shtetet e Bashkuara dhe sigurinë tonë kombëtare,” tha ai.


Shtuar 9.03.2022 22:10