Vjedhja e 713 mln lekëve, pyetet ish-drejtori Çollaku
Pëlqej
Ish-drejtori i Emisionit në Bankën e Shqipërisë, Dorian Çollaku është marrë sot në pyetje nga prokuroria në lidhje me vjedhjen e 713 mln lekëve nga Thesari.

Çollaku është marrë në pyetje nga prokurori Ramadan Troci në ambientet e burgut 313 ku ai qëndron prej dy javësh në praninë e avokatit mbrojtës Mark Pëllumbi.

Çollaku është një ndër 10 të arrestuarit për ngjarjen e rëndë të grabitjes në bankë, pasi u vetëdorëzua pas daljes së urdhër arrestit ndaj tij. /albeu.com/

Shtuar më 21/08/2014, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori