EMRAT/ Punonin në shtëpi bari, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë në Britani

Autoritetet britanike kanë arrestuar 2 shqiptarë, të cilët punonin si kopshtarë në një fermë kanabisi me vlerën e 4.5 milionë paundësh në Carlisle.

Të arrestuarit jnë Florian Daci dhe Edmond Pula.

Kanabisi ishte mbjellë në një ambient që më parë ka funksionuar si klub nate, në një zonë ku kishte edhe shumë të tjera por më të vogla se kjo. Më 10 maj të këtij viti policia bastisi zonën, rreth orës 14:45.

Policia britanike ka arrestuar në flagrancë dy shqiptarërt në Rrugën Lancaster, pranë Crown Street, rreth orës 14:45 më 10 maj të këtij viti. Ferma e kanabisit brenda ishte e fundit nga shumë të gjetura në të gjithë vendin.

Dyshja, së bashku me një person të tretë, u përpoqën të hidheshin në një çati ngjitur katër metra larg, por dështuan dhe në vend të kësaj ranë tetë metra në tokë.

Pula dhe Daci, pa adresa fikse, ishin personat kishin hyrë në Britani ilegalisht me kamion me premtimin e punësimit në industrinë e ndërtimit dhe me shpresën për një jetë më të mirë, thanë avokatët e tyre.

Por në vend të kësaj, ata zgjodhën rrugën e shkurtër që u hapi shuëm probleme.