Vjedhin "BMW" e arratisen, kapen 3 të rinjtë shqiptarë në Gjermani
Policia gjermane ka vënë në pranga 3 shqipatë të moshës 20-22 vjeç me akuzën se kishin vjedhur një “BMW”.

Mësohet se ata u arrestuan pas një bashkëpunimi kufitar ndërmjet oficerëve të policisë bavareze.

Të tre shqiptarët u arrestuanenjten në Berchtesgaden, pasi kishin ikur nga një kontroll i policisë në Salzburg, përcjell albinfo.ch.

Zyrtarët e policisë së Salzburgut kishin ndaluar një makine BMË, por shoferi së bashku me pasagjerët kanë ikur me makinën e tyre drejt Gjermanisë.

Ata u shpallën në kërkim dhe janë arrestuar të enjten pasdite.

Përveç një patentë shoferivjedhur, zyrtarët zbuluan se BMW ishte një makinë e vjedhur pak ditë më parë në Belgjikë. /albeu.com/


Shtuar më 23/09/2017, ora 11:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori