Vjedh paratë dhe pretendon se ia grabitën. Arrestohet fatorinoja në Tiranë
Nga linjat e autobusëve të Tiranës jemi mësuar zakonisht që të dëgjojmë lajme për rritje të çmimit të biletës; vonesa në nisje apo mbërritje në stacioni apo mbushje përtej kapaciteteve por kësaj radhe ka ndodhur diçka e çuditshme.

Policia e Tiranës ka arrestuar fatorinon e autobusit të linjës së një qendre tregtare për kallëzim të rremë pasi ai ka pretenduar se ia kanë rrëmbyer me dhunë paratë e xhiros ditore.

Sipas policisë, Ervin K., 22 vjeç, banues në Tiranë, në QSUT, ka bërë kallzim të rreme se është goditur në kokë nga dy pesona të paidentifikuar dhe i kanë marrë 17 000 lekë të xhiros ditore ku punon fotorino në linjën e urabint të një qendre tregtare dhe një celular, por nga verifikimi rezulton se paratë i kishtë lënë në kazino dhe celulari i’u gjet me vete, ku u sekuestrua në cilësinë e proveës materiale. Parashikuar nga Neni 305 i Kodit Penal./Albeu.com/
Shtuar më 04/10/2016, ora 10:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori