Vjedh dy herë bankën amerikane, shqiptari rrezikon 20 vite burg
Një 30-vjeçar shqiptar i njohur si “Luie Belushi”, u shpall fajtor për vjedhjen e dy degëve të TB Bank në News Jersey. Arlind Hyseni arrestua me 28 shkurt të vitit të kaluar në New York City.

Në grabitjen e parë ai kishte marrë 286 mijë dollarë ndërsa në të dytën 182 mijë dollarë. Mazari rrezikon një dënim maksimal prej 20 vitesh burg dhe një gjobë prej 250 mijë dollarë. Gjyqi për dhënin e vendimit është parashikuar të mbahet me 20 maj. Hyseni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Shqipëria në vitin 2004 me akuzën për vrasje. Ai është dënuar me 25 vite burg në mungesë. Autoritetet në SHBA kanë bërë të ditur se fillimisht ai do të kryejë dënimin e dhënë nga SHBA dhe më pas mund të ekstradohet për në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2013, ora 10:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori