Janë kthyer në bashkëpunëtorë të drejtësisë, merren në mbrojtje familjet e Dumanit dhe Hoxhajt

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon intesivisht punën për zbardhjen e disa krimeve të rënda që kanë tronditur vendin në Elbasan, Durrës dhe Tiranë.

Gazetari Fax Neës, Elvis Myrta, mëson se familjarët e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt që janë kthyer në bashkëpunëtarë të drejtësië janë marrë në mbrojtje.

Rrëfimet e Dumanit dhe Hoxhajt kanë bërë të mundur “zbërthimin” e shumë ngjarjeve kriminale dhe kanë fundosur disa grupe të rrezikshme, duke vënë nën akuzë 32 persona.