"Vizitë" te Fullani, Fiona u përplas derën gazetarëve
Pëlqej
Shtëpia e ish Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ndodhet shumë pranë "Bankës Credins", në zonën pranë ish-Bllokut. Në katin e dhjetë të pallatit mbrapa kësaj banke banon familja e Fullanit, i cili tashmë ndodhet i arrestuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Nga jashtë dera e tij bie në sy, pasi ndryshe nga dyert e apartamenteve të tjera, është e blinduar dhe me një sy magjik të dukshëm. Pasi i ramë ziles, derën e hapi Fiona, vajza e Fullanit, e cila, ndryshe nga ç'jemi mësuar ta shikojmë nëpër kopertina, ishte veshur tepër thjesht.

Vajza e Ardian Fullanit na u paraqit e veshur me një palë xhinse të zeza dhe një bluzë të zezë, pa make-up dhe me flokët të lëshuar. Me një telefon në vesh, Fiona Fullani, e nxehur qëndroi tek dera për pak sekonda, por pa folur fare. Me një sjellje jo fort miqësore, por edhe të tejkaluar, ajo, në momentin që mësoi se përballë saj ishin gaze-tarët, nuk denjoi fare të fliste, por përplasi derën e blinduar dhe u fut brenda.

Askush në pallatin e Fullanit nuk denjon të flasë me gazetarët, madje, sa herë që përmendej emri i Ardian Fullanit, qytetarët kishin frikë që ta dëgjonin pyetjen deri në fund. (BW) /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori