Vizite e papritur e Topallit ne SHBA
Pëlqej
Albeu.com
Kryeparlamentarja Josefina Topalli eshte nisur oret e para te mengjesit te sotem per ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.Nisja e zonjes Topalli e cila kryeson delegacionin parlamentar shqiptar, sipas gazetes “Korrieri” eshte bere rreth ores 5:00 te mengjesit, nderkohe qe nuk dihen ende arsyet e kesaj vizite te papritur pertej Atlantikut. Ne axhenden e vizites se zonjes Topalli gjate qendrimit te saj ne SHBA, parashikohen takime ne Departamentin e Shtetit, me senatore dhe kongresmene amerikane. Takime do te zhvillohen dhe me perfaqesues te komunitetit shqiptar te Amerikes si dhe biznesmene vendas te cilet deshirojne te investojne ne Shqiperi. Largimi I kryeparlamentares Topalli nga Shqiperia behet ne nje kohe kur vendi eshte perfshire nga debate te ashpra mes pozites dhe opozites per mocioni e shkarkimit te saj. Gjate kohes qe nuk do te jete ne vend per te drejtuar seancat e Kuvendit, keto te fundit do te drejohen nga nenkryetari Beja.
Shtuar më 26/02/2006, ora 17:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori