I përmbushin amanetin, përcillet në banesën e fundit aktori i madh Rikard Ljarja

Aktori i madh shqiptar Rikard Ljarja u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 77 vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë.

Ai është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit dhe sipas amanetit ai do të prehet në paqe në vendlindjen e tij në Shkodër.

Për shkak të situatës së COVID-19, nuk ka pasur një prezencë të madhe të njerëzve, por vetëm miq dhe familjarë të afërt. As kolegët nuk e e braktisën.

Të pranishëm ishte çifti Roza dhe Dhimitër Anagnosti, Rajmonda Bulku të cilët i dhanë lamtumirën e fundit mikut të tyre. /albeu.com/


Shtuar 21.04.2020 10:15