Vizita e Papës, nis rikonstruksioni i segmentit rrugor Tiranë-Rinas
Pëlqej
Vizita e e Papa Franceskut në vendin tonë ka bërë që Ministria e Transportit të nisë punën për rikonstruksionin e segmentit rrugor nga Tirana në Kashar dhe Rinas.

“Ne jemi në një proces të vazhdueshëm për sjelljen në standarde të rrugëve të Shqipërisë, rrugët që janë në proces, rrugët që janë përfunduar, por edhe rrugët e reja që do të realizohen sipas standardit të cilin jemi duke e miratuar edhe formalisht, pasi nuk ka egzistuar një standard i till. Ky standard është në përputhje me atë evropian, që do të thotë parametra në aspektet fizike të rrugës, por veçanërisht në aspektet e sigurisë së rrugës", tha sot ministri Haxhinasto.

Me tej ai u shpreh se kjo tendencë pozitive që ka filluar për përmirësimin e rrugëve dhe sinjalistikës ka dhënë impakt të drejtëpërdrejtë në uljen e aksidenteve në rrugët e Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori