Vizita e Papës, grupi i PS vlerëson masat e marra ngaTahiri
Pëlqej
Deputetët e Partisë Socialiste kanë vlerësuar sot punën e bërë nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe strukturat e Policisë së Shtetit përsa i takon mbarëvajtjes së aktiviteteve të zhvilluara me rastin e vizitës së papa Franceskut.

Në mbledhjen e përjavshme të Grupit Parlamentar të PS-së, deputetët kanë vlerësuar edhe luftën kundër drogës, vlerësim që iu dha ministrit Tahiri edhe në takimin që zhvilloi me Papa Franceskun. Gjithashtu Grupi Parlamentar socialist ka diskutuar mbi rendin e ditës së punimeve të Kuvendit, përfshi këtu edhe kërkesën që iu drejtua Kuvendit të Shqipërisë mbi nisjen e procedurave për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së, Lulzim Lelcaj dhe Elvis Cefa, i cili është zv.Kryetar i Këshillit.

Shtuar më 22/09/2014, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori