Vizita e Papa Franceskut në Tiranë, Vatikani publikon detajet e logos
Pëlqej
Vatikani publikon detaje lidhur me vizitën e Papa Franceskut në Tiranë si edhe logon që do të shoqërojë papën më 21 shtator, gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Në qendër të logos është vënë një person duke ecur, me orientim nga Kryqi ndërsa pranë këmbëve të tij ka gjurmë gjaku, që siç ndodh shpesh edhe në piktura, është simbol i sakrificës dhe vuajtjes.

Në rastin e Shqipërisë, kjo simbolizon vuajtjen e të gjithë martirëve të Kishës Katolike, si dhe të gjithë besimtarëve dhe mosbesimtarëve që kanë vuajtur gjatë regjimit komunist.

Njeriu i personifikuar ecën, me të dy krahët përpjetë duke mbajtur lart moton: “Së bashku me Zotin, drejt shpresës që nuk zhgënjen.” Mbi njeriun lartësohet Kryqi, i cili ka 3 shkallë të vogla, simbol i hapave që duhet të bëhen për të arritur atje. Në logo janë përzgjedhur jo pa qëllim edhe ngjyrat. E zeza dhe e kuqja janë ngjyrat e flamurit shqiptar. Ndërsa rrezet e verdha dhe sfondi i përfaqësojnë flamurin e Vatikanit. Ngjyrat e flamujve janë vënë së bashku për të theksuar këtë vizitë si një shenjë uniteti.
Shtuar më 19/08/2014, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori