Shpenzimet e vizitës së Ramës në Kinë janë mbuluar nga ambasada kineze
Pëlqej
Zyra e shtypit e Kryeministrise reagoi sot ndaj akuzave të opozitës se kreu i qeverisë shqiptare ka udhëtuar me një avion privat duke sqaruar se vizita e Kryeministrit Edi Rama në Kinë është mbuluar totalisht nga Ambasada e Kinës.

Në deklaratën e KM sqarohej se udhëtimi dhe qëndrimi i Kryeministrit Rama dhe delegacionit që e shoqëron në Kinë është organizuar përmes mbështetjes së Ambasadës Kineze, falë së cilës kjo vizitë nuk ka rënduar asnjë qindarkë në xhepat e taksapaguesve shqiptarë. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori