Vizita 3-ditore në Shqipëri, ja axhenda e eurodeputetit Fleckenstein
Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian ditën e sotme ka nisur një vizitë në Shqipëri që mësohet se do të zgjasë 3 ditë.

Fleckenstein në rrjetet sociale shkruan se axhenda është e vështirë dhe se bisedimet janë serioze. Ndër të tjera ai pohoi se është i lumtur që ka ardhur sërish në Shqipëri.

Eurodeputeti do të takohet në orën 10:45 më kryeministrin Edi Rama, në orën 11:45 me kryeparlamentarin Ilir Meta ndërsa në orën 15:45 do të takohet më Ministren e Integrimit Klajda Gjosha./albeu.com/

Shtuar më 21/02/2017, ora 10:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori