Vizë për në SHBA? Ambasada ka një lajm shumë të mirë për ju
Nëse po planifikoni të udhëtoni drejt SHBA-së këtë verë? Ambasada ka një lajm shumë të mirë për ju.

Një ndër “pengesat” për vizë është hequr dhe bëhet fjalë për “garancinë” nëse po aplikoni për një vizë turistike.

Njoftimi nga Ambasada

Po planifikoni pushimet në SHBA? Po aplikoni për vizë? Ju nuk keni nevojë të paraqitni një garanci në intervistën tuaj për vizë turistike! Pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të formularit DS-160 janë gjithçka na nevojitet në intervistën tuaj.

Kini parasysh që vendimet nuk bazohen tek dokumentet; bazuar në intervistën tuaj, oficeri konsullor do të vendosë nëse ju kualifikoheni për vizën.

Si zakonisht, do t’u përgjigjem me kënaqësi pyetjeve tuaja mbi vizat sot dhe gjatë javës! /albeu.com/


Shtuar më 25/05/2017, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori