"Vizat", Shqiptaret ne krye te listes se refuzimeve
Pëlqej
Albeu.com
Gati nje vit qe prej firmosjes nga qeveria shqiptare e marreveshjes per lehtesimin e vizave me Komunitetin Europian, shqiptaret e kane edhe me te veshtire se me pare per t’u pajisur me vize Shengen.
Sipas sondazhit te Levizjes Europiane rezulton gjithashtu se shqiptaret jane me te persekutuarit ne rajon, sa i perket pranimit te kerkesave per viza per ne BE.

Sondazhi tregon qarte se gjate ketij viti iu eshte refuzuar viza 26 % te shqiptareve aplikante nderkohe qe mesatarja e vendeve te Ballkanit Perendimor eshte 14 %.

"Shkaku kryesor eshte problematika ne dokumentacion. Gjate vitit 2008, shqiptaret shenuan nivelin me te larte ne refuzimin e vizave", u shpreh, Gledis Gjipali.

Sipas te dhenave te sondazhit, tarifat e vizave jane te larta dhe procedurat ende te veshtira.

Konsulli i ambasades franceze nuk ka pranuar te komentoje te dhenat e ketij sondazhi dhe u mjaftuar te thote se pas marreveshjes te gjitha perfaqesite diplomatike ne vendin tone kane respektuar pikat e marreveshjes.

Perfaqesuesi i Ministrise se Jashtme, institucioni qe supozohet te jete ne mbrojtje te qytetareve u shqiptare, u mjaftua te kerkoje nje teknikalitet anesor.

"Nje person, i cili ka udhetuar disa here jashte dhe ne pasaporten e tij figurojne shume viza dhe nuk perben asnje lloj shqetesimi, atehere per te mund te aplikohen procedurat lehtesuese", u shpreh Ferit Hoxha.

Kjo marreveshje ka permiresuar disi kushtet e procedurave, por ende nuk ka lehtesuar procedurat per marrjen e nje vize.

Shume qytetare qe perfshihen ne 18 kategorite qe duhet te kene lehtesira ne marrjen e vizave kete vit iu eshte refuzuar kerkesa e tyre per t'u pajisur me vize shengen.

Kjo ne nje kohe kur te dhenat se paku te agjensive turistike, treguan kete vit, se ne fakt kerkesa perviza shengen nga shqiptaret ka rene dhe se ata kane preferuar edhe kete vit per pushime apo biznes, turqine, nje vend, i cili aplikon procedura aeroportuale per viza per shtetasit shqiptare. (tch)
Shtuar më 24/11/2008, ora 22:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori