Vizat, policia shton sportelet mes Shqipërisë e Greqisë
Pëlqej
Autoritetet e policisë së Shqipërisë dhe Greqisë zhvilluan sot një takim në të cilin biseduan për masat që do të merren për mbarëvajtjen e pikave kufitare pas liberalizimit të vizave mes Shqipërisë dhe vendeve të zonës shenjen.
Burime zyrtare të policisë, kanë thënë se në kuadër të liberalizimit te vizave me Bashkimin Europian, Departamenti i Kufirit dhe Migracionit organizoi ne qytetin e Korçës një takim te përbashket me homologe te Policise Greke.

“Në takim morën pjese Z/Drejtori i Pergjithshem per Kufirin dhe Migracionit z.Pellumb Nako, Drejoret e Drejtorive Rajonale te Kufirit dhe Migracionit Korce,Gjirokaster dhe Shefi i Komisariatit Sarande. Nga pala greke moren pjese Drejtori i Pergjithshem i Policise se Selanikut Gjeneral Konstantinos Kasapaqis, si dhe Drejtoret e Policise te Janines, Kozanit, Follorines e Thesprotise”, thonë burimet zyrtare.

Sipas tyre, në takim ishin të pranishëm edhe oficeret e kontaktit te policise greke ne ambasaden greke ne Tirane. Ne takim u diskutua per masat e perbashketa qe do te merren ne Pikat e Kalimit Kufitar per lehtesimin e levizjes se shtetasve shqiptare me rastin e liberalizimit te vizave.

Te dy palet rane dakort te hartojne plane te posacme per organizimin e kontrolleve kufitare ne perputhje me standartet e Shengenit si dhe shtimin e sporteleve ne Pikat e Kalimit Kufitar, me qellim menaxhimin sa me te mire te fluksit te levizjes se shtetasve dhe mjeteve.

Ne takim u percaktuan edhe masa konkrete per perballimin e fluksit me rastin e festave te Krishtlindjes dhe Vitit te Ri. Pala greke falenderoi strukturat e Policise Shqiptare per punen e mire qe ka bere per njohjen e qytetareve shqiptare me kushtet qe ata duhet te plotesojne per te levizur ne zonen Shengen.
Shtuar më 30/11/2010, ora 21:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori