Vizat, Leterme: Kontroll dëbimit të azilkërkuesve
Pëlqej
Kryeministri belg në largim Iv Leterme deklaroi se gjatë javëve të ardhshme personalisht dhe me vëmendje do të ndjekë zbatimin e politikës së dëbimit të azilkërkuesve, gjatë heqjes së vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës. "Duhet të jemi të fuqishëm edhe në lidhje me çështjen për arritje. Numrat duhet ta pasqyrojnë situatën normale", deklaroi Leterm në intervistën për gazetën "Standard".

Sipas Leterme, Belgjika në dhjetë vitet e kaluara krijoi imazh për vetëveten si shtet në të cilin gjithçka është e mundur dhe në të cilin çdo emigrant ilegal më herët apo më vonë mund ta rregullojë statusin e tij.

"Me këtë duhet të përfundohet", deklaroi Leterme, duke theksuar se është i domosdoshëm zbatimi i politikës së dëbimit të azilantëve të refuzuar, i cili do të jetë e shpejtë dhe vendimtar. Leterme theksoi se duke pasur parasysh që liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën, e cila do të hyjë në fuqi nga 15 dhjetori, zbatimi i këtyre masave dhe efekti i tyre do të shqyrtohen me vëmendje.
Shtuar më 23/11/2010, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori