Vizat amerikane: Ndryshimet që kanë shqetësuar të gjithë njerëzit
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka propozuar të eliminojë “kohëzgjatjen e statusit” të vizave për studentët ndërkombëtarë, vizitorët e programeve të shkëmbimit dhe ata që punojnë në mediat ndërkombëtare.

Aktualisht, mbajtësi i një vize F-1 mund të qëndrojë në vend derisa studenti të përfundojë një program studimi ose nëse studenti vazhdon të plotësojë kërkesat e programit.

Me ndryshimin ligjor synohet që personi i pajisur me vizë të mos mundet të qëndrojë më nëse afati ka përfunduar duke shtrënguar kështu kushtet e hyrjes dhe qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rregullorja e publikuar nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara (DHS), do të përcaktonte datat e skadimit 4-vjeçar dhe do të ofronte dy vite për ata që marrin trajnim gjuhësor, me hapësira të kufizuara për të aplikuar për një zgjatje.

Kohëzgjatja e statusit” do të thotë që në vend të një afati të caktuar, një studenti ndërkombëtar i lejohet të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara për aq kohë sa i duhet për të marrë diplomën, për sa kohë që regjistrohet me kohë të plotë në kurset mësimore dhe nuk shkel ligjin e emigracionit, për shembull duke punuar në mënyrë të paligjshme.

Rregulli do të ndikojë në mbajtësit e vizave në kategoritë F, J dhe I të cilët lejohen të jetojnë përkohësisht në SH.B.A. për të fituar një diplomë të arsimit të lartë, individë me aftësi unike, të cilët janë të aprovuar të marrin pjesë në programe shkëmbimi vizitorësh të bazuar në punë dhe studim, si dhe gazetarë të huaj.

Në këtë propozim thuhet se aplikimet për zgjatjen e vizave mund të aprovohen “nëse koha shtesë e nevojshme është për shkak të një arsyeje akademike bindëse, sëmundjes së dokumentuar mjekësore ose gjendjes mjekësore, ose rrethanave që ishin përtej kontrollit të studentit”.

Këto rregulla janë në fazën e propozimit dhe ai nuk do të hyjë në fuqi menjëherë. Publiku do të ketë 30 ditë kohë për të komentuar.
Shtuar më 26/09/2020, ora 17:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori