Viti i ri shkollor, Policia e Tiranës merr masa për sigurinë e trafikun
Pëlqej
Prefektit i Tiranës Sadi Vorpsi në prag të fillimit të viti të ri shkollor ka kërkuar nga policia të jetë e pranishme në çdo shkollë të mesme për të rritur sigurinë e nxënësve, si dhe për evituar sherret mes vetë nxënësve që në disa raste kanë pasur pasoja të rënda.

Sipas Vorpsit ankthi i qytetarëve në këto ditë është edhe trafiku i cili me fillimin e vitit shkollor rëndohet e shpesh bëhet shkak i përplasjeve dhe aksidenteve. Ndaj ai ka kërkuar mobilizim maksimal nga ana e Policisë Rrugore në rregullimin e këtij problemi sidomos në qytetin e Tirnaës, ku është e përqendruar një pjesë e madhe e banorëve të këtij Qarku.

Klasat e mbipopulluara një tjetër problem sipas Prefektit të Tiranës krijojnë një shqetësim për nxënësit, për prindërit por mbi të gjitha për të vetë mësuesit që duhet të përqëndrojnë të gjithë fuqinë e tyre në mbizotërimin e klasës e të bëhet shkak për ndikimin në cilësinë e mësimdhënies.

Ndërkohë Drejtori i Policisë së Tiranës Ardian Çipa tha se janë marrë masat e duhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për këtë vit akademik. Policia e Tiranës sipas tij ka planifikuar masa shtesë për parandalimin e ngjarjeve dhe rritjen e masave të sigurisë në shkollat e sistemit parauniversitar dhe 9 – vjeçare.

Për mbarëvajtjen e proçesit mësimor aktualisht është hartuar një plan i posacëm masash, ku përveç strukturave të rendit dhe qarkullimit rrugor, janë ngarkuar me detyra specifike edhe Struktura Kundër Krimit të Organizuar dhe atyre Kundër Krimeve ndaj Personit, me qëllim ndjekjen në vazhdimësi të problemeve të kriminalitetit, krimeve ndaj personit, kundër drogës, kundër trafiqeve të paligjshme.

Ja masat që do të merren nga Policia

a.Masa konkrete do të merren në kufizimin apo ndalimin e parkimit, qendrimit dhe levizjes se automjeteve ne segmentet rrugore te caktuara prane shkollave si dhe do të merren të gjitha masat ndeshkuese per mjetet qe parkohen prane e ne afersi te shkollave duke zbatuar me korrektesi e paanshmeri detyrimet ligjore ne zbatim te Kodit Rrugor te Republikes se Shqiperise.

b. Mbikqyrjen e respektimin e sinjalistikes perkatese vertikale dhe horizontale per disiplinimin e levizjess e automjeteve e kembesoreve prane shkollave

c. Mbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara apo në ndonjë rast dhe lëndë narkotike pranë shkollave, të cilat jo rrallë herë janë pika të grumbullimit të personave me precedent kriminal, përdorues të pijeve alkoolike e narkotike dhe burim rreziku për prishje të rendit publik apo veprime të tjera të dhunshme ndaj personelit mësimdhënës e nxënësve të shkollave.

d. Dhënien dhe shkëmbimin e informacioneve me stafin pedagogjik për nxënësit që mund të mbajnë me vete armë zjarri, armë të ftohta apo sende të tjera të forta të rrezikshme dhe mbi bazën e tyre zhvillimin e kontrolleve në portat e hyrjes nga personeli roje i shkollës, në prani të mësuesve dhe nën mbikëqyrjen e punonjësit të policisë.
Shtuar më 10/09/2014, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori