Vitet e para mësim në auditore, të tjerët edhe online: UT merr vendimin për studentët
Universiteti i Tiranës ka marrë disa vendime të rëndësishme sa i takon rifillimit të mësimit në datën 2 Nëntor.

Mësohet se Universiteti i Tiranës ka vendosur që në 4 javët e para në Nëntorit, vitet e para do bëjnë mësim ne auditore, ndërkohë që për vitet më të larta do të ketë një alternim midis online dhe mësimit fizik në auditore.

Për zgjedhjen e mësimit do flitet me pedagogë të lëndës, dhe do të vendoset për mënyrën sesi ai do të kryhet. UT ka miratuar po ashtu dhe rregulloren anticovid, ku në rast se një student rezulton me COVID19, i gjithë grupi vazhdon mësimin për 14 dite online.

Ndërkohë që në vendimin e UT-së thuhet se administrata duhet të kujdeset që të gjithë studentët të jenë të pajisur me masa anticovid.
Shtuar më 21/10/2020, ora 12:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori