Vishuni mirë, priten shira dhe ulje temperaturash deri në mbrëmje
Reshjet e shiut kanë rënë thuajse në të gjithë territorin e vendit dhe pritet që këto temperatura pritet të vijojnë edhe gjatë pasdites dhe mbrëmjes.

"Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë kushtet e motit në gjithë territorin deri në mesditë kur në zonat veriore do të ketë zhvillim të vranësirave dhe shira të përkohshëm. Pasditja vijon me kthjellime e vranësirave të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira dhe shira të dobët do të ketë në zonat malore lindore"., - parashikon Meteoalb.

Temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera thuajse konstante ku vlerat ekstremale në rang territori do të luhaten nga 8°C zonat verilindore deri në 29°C qendra e vendit.
Shtuar më 04/09/2017, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori