Dalja e një emri tjetër të përfshirë në masakrën e ish-Bllokut ka ndryshuar krejtësisht hetimet në lidhje me të.
Gjatë pyetjes së personave të përfshirë në këtë
ngjarje, prokuroria ka arritur në emrin e Eldi Dizdarit, personit kyç që dyshohet se ka sjellë edhe situatën e tensionuar mes të dashurit të Elvana Gjatës, Ervin Mata dhe grupit të Vis Martinajt.
Sipas prokurorisë,
Dizdari ishte në konflikt me Matën për një sasi kokaine, të cilën ky i fundit nuk ia ka mundësuar sipas marrëveshjes.
Në lidhje me këtë, bëjnë të ditur burime pranë organit të akuzës,
Dizdari ka folur me Vis
Martinajn dhe grupin e tij, të cilit i ka kërkuar që t'ia zgjidhin si çështje.
Pikërisht këtu nis edhe historia dhe konflikti Mata-Martinaj si edhe shkaku se përse ata kishin lënë për t'u sqaruar tek lokali i Redi Popescut,
ngjarje e cila solli një të vrarë dhe tre të plagosur, përfshi Vis
Martinajn. /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2018,
ora 11:35