Vis Martinaj çudit më dëshminë e tij
Ervis Martinaj mohon të ketë qenë ai objektivi i të shtënave të ndodhura në Bllok disa netë më parë ku mbeti i vrarë edhe shoku i tij, Fabian Gaxha.

Sipas Martinajt, i cili ka dhënë dëshminë para Oficerëve të Policisë Gjyqësore, nëse ai që qëlloi ndaj Gaxhas do të kishte dashur ta vriste, atëherë mund ta kishte vrarë.

“Nëse donte të më vriste ai personi që qëlloi i pari në drejtim të Fabian Gaxhas mund ta kishte bërë edhe në drejtimin tim.

Unë s’kam pasur lidhje fare në atë konflikt dhe kam raporte të mira me Ervin Matën.

Ky i fundit nuk më kishte thënë asgjë se kishte probleme me Gaxhan.

Më vonë mësova se ai që ka qëlluar ka ardhur nga jashtë lokalit pasi nuk ishte fillimisht në shoqërinë e Matës dhe miqve të tij në tavolinën tjetër të lokalit.

Unë po rrija në një tavolinë me Redi Popeskun dhe një mikun tonë të përbashkët.

Nuk është e vërtetë që unë ndodhesha në të njëjtin vend ku ishte Fabian Gaxha dhe Eljon Hato”, mësohet të deklaruar Martinaj para OPGJ-ve.
Shtuar më 08/10/2018, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori