Nesër Shqipëria voton, por si do të jetë moti këtë të diel?

Nesër Shqipëria voton, por si do të jetë moti këtë të diel?

Dita e diel parashikohet të jetë me  mot me vranësira dhe intervale të shkurtëra kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit.

Reshjet pritet të mbeten prezente të herëpasherëshme gjatë ditës me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herë kryesisht ditën e dielë pritet të fitojë shpejtësi deri në 20-25m/sek kryesisht përgjatë zonave luginore dhe brigjeve detare në jug të vendit.

Deti pritet të jetë i forcës 4-6 ballë kryesisht ditën e dielë.


Shtuar 13.05.2023 15:15