Vipat shqiptarë kapen mat tek "gabi" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Shkaku kryesor i dyndjes së qytetarëve drejt tregut të rrobave të përdorura, apo siç njihet ndryshe firma “Gabi”, është leverdia ekonomike, por në jo pak raste gjen edhe veshje firmato, që u mundëson shumë njerëzve, edhe VIP-ave të blejnë këto rroba me çmim të lirë.
Ndonëse shumë prej tyre blejnë tek gabi, vetëm disa e kanë pranuar këtë fakt ose janë kapur mat.

Eliona Pitarka është fotografuar një vit më parë në një treg rrobash të përdorura duke kontrolluar për të mbathura. Pas publikimit të këtyre fotove nuk e dimë nëse aktorja vazhdon të blejë ende atje.

Ndërsa Oni Pustina ka pranuar vetë të fotografohet teksa provon një palë këpucë të përdorura ulur në një stol, njofton tabloid.
Po ashtu edhe Armina Mevlani e ka pranuar që blen tek gabi në emisionin Xing me Ermalin.

"Kam pas blerë tek gabi dhe blej akoma por duke qenë se tani nuk ka gjëra shumë interesante në Shqipëri, blej jashtë Shqipërie", u shpreh Armina. /albeu.com/
Shtuar më 16/07/2017, ora 18:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori