VIP-at shqiptarë që kanë blerë yll në qiell, si funksionon dhe sa kushton (FOTO LAJM)
Fillimisht, kush ka një yll me emrin e tij/saj në
qiell:
Ditën e djeshme Çiljeta Xhilaga festoi ditëlindjen dhe partneri i saj e surprizoi duke i dhuruar një yll me emrin e saj.
Në nëntor të 2016-s, Soni Malajt iu dhurua nga partneri një yll në
qiell. “Tani hapësirës iu shtua edhe një yll,
ylli im,” shkruhej në pusullë, bashkëngjitur me certifikatën e yllit “të blerë”.
Në maj të vitit 2017, Ledri Vula zbuloi se “ka një yll lart në
qiell që ka emrin Ledri Vula”, një dhuratë tipike e dy të dashuruarve. Asokohe, Ledri nuk zbuloi emrin e personit që ia ka bërë një dhuratë të tillë, por në një intervistë në “E diell” së fundmi, u shpreh se dhurata ishte nga Sara.
Në qershor të 2018-s, në “Kush vjen për drekë”, Bieta Sulo zbuloi se i biri, Kroi Art, ka një yll të
personalizuar, dhuratë nga motra e saj.
Të tjera: Winona Ryder mori një për dashurinë e saj në vitet ’90, Johnny Deep ndërsa Nicole Kidman bleu një me emrin “Forever Tom” për Tom Cruise (1990-2001).
A mund të blihet një yll? Edhe po edhe jo. Së pari, siç StarChild NASA thekson, kur flasim për “blerje” ose “emërtim” të yjeve, i referohemi kompanive që personalizojnë yjet, por jo detyrimisht përkthehet në blerje/emërtim në kuptimin e parë të fjalës. Pra, asnjë yll i blerë/emërtuar nga ju nuk do të përfshihet si emër nëpër studime dhe as do të njihet nga ekipet shkencore. Thënë kjo sepse vetëm Unioni Astronomik Ndërkombëtar është agjencia e vetme zyrtare që mund të emërtojë yje dhe objekte të tjera qiellore. Emërtimi ka standardet e veta dhe nuk bëhet në shkëmbim të parave.
Nga ana tjetër, është International Star Agency, e themeluar në 1979-n. Është një biznes që ka shitur mbi 1 milion certifikata ku vendoset harta e yllit të
personalizuar dhe të dhëna të tjera. Çmimi për blerjen/emërtimin e një
ylli fillon nga 33 dollarë. Sigurisht që kjo gjë nuk të siguron që
ylli me emrin tënd do të figurojë nëpër libra shkencorë, përkundrazi siç e thamë, nuk njihet në asnjë organ zyrtar i studimeve hapësinore. As ISA nuk e pretendon këtë.
Me fjalë të tjera,
ylli lart në
qiell është thjesht një dhuratë simbolike dhe e
personalizuar për një person të dashur, asgjë më shumë. Fundja, kaq mjafton.
Shtuar më 05/02/2021,
ora 14:11