Vinte nga Shqipëria, policia malazeze bllokon 205 kg drogë
Tjetër sasi lëndë narkotike është sekuestruar nga policia malazezeafërsilumit Buna në vendin e quajtur Sutjel në territorin e Komunës së Ulqinit, ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 7 çantave me 205 kg lëndë narkotike kanabis, të cilat u gjetën rreth 130 metra larg bregut të lumit.

Sipas informacioneve të policisë malazeze sektori i policisë kufitare, gjatë patrullimit të kufirit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në afërsiLumit Buna, janë pikasur 4 persona të cilët po transportonin çantat. Pasi janë parë nga polica, ato janë larguar.

Dyshohet se lënda narkotike ka ardhur nga Shqiperia dhe kishte destinacion Malin e Zi.

Ndërkohë, po punohet në kapjen dhe identifikimin e transportuesve, por edhe të bashkëpunëtorëve të trafikantëve nga Shqipëria me ata malazezë.
Shtuar më 16/05/2019, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori