Vila 1.6 milionë euro, mediat e huaja sulmojnë Vlahutin për korrupsion
Para disa ditësh në median online u shpërnda një document i cili vërtetonte se ambasadorja e BE Romana Vlahuritin kishte blerë një vilë e cila kushtonte shumë më shtrentë sec pritej.

Por nuk ka kaluar shumë dhe për ketë kanë shkruar dhe mediat e huaja të cilat kanë hedhur dyshime për korrupsion.

Ja çfarë shkruan media e Brukselit ‘NewEurope.eu’:

Komisoni Europian ka blerë së fundmi një vilë 1.65 milionë Euro në “Rolling Hills” në periferi të Tiranës. Vila ku do të jetojë ambasadorja e BE Romana Vlahutin ka kushtuar 4700 Euro metri katror. Interesant është fakti se vilat në Rolling Hills variojnë nga 1000 deri 2000 Euro metri katror.

Dyfishi i çmimit

Në një kërkim në ueb për “Rolling Hills” në Shqipëri një vilë e bukur 3-katëshe kushton pak më shumë se 850 mijë euro dhe ka një hapësirë 600 metra katrorë. Ajo që është mbreslënëse është fakti se si vila e ambasadores së BE që kushton 1.65 milionë Euro është 345 metër katror.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me korrupsionin dhe delegacionin

Korrupsioni në Shqipëri është realitet dhe mbetet një çështje mjaft e ndjeshme. Në vitin 2016 Shqipëria është renditur në vendin e 86-të në botë, me një pikë më shumë se Mongolia dhe Zambia.

Këto fakte ishin identifikuar gjithashtu edhe në raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë në vitin 2016, ku theksonin se korrupsioni vazhdon të mbetet një problem shumë serioz. Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka gjithashtu një histori të sjelljes problematike./albeu.com/

Shtuar më 05/02/2017, ora 17:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori