E trishtë! Ndahet nga jeta poeti i njohur shqiptar

Poeti i njohur, Bardhyl Londo është ndarë nga jeta ditën e sotme. Një lajm i trishtë për botën e artit në Shqipëri.

Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë, të cilën nuk e mundi dot.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur miqtë dhe familjarët e tij. Londo lindi në vitin 1948 në Përmet. Studioi për gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Tiranës.

Krijimtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane, gjithashtu është fitues i çmimit “Migjeni”. /albeu.com


Shtuar 18.02.2022 10:20