Viktimat e uraganit, Nishani ngushëllon Obamën
Presidenti i Shqiperise, Bujar Nishani, nëpërmjet një mesazhi dërguar Presidentit amerikan Barack Obama, shpreh ndjenjën e solidaritetit dhe ngushëllimet për 50 viktimat e shkaktuara nga stuhia e fuqishme që goditi bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sidomos qytetin e New York-ut.


Ne mesazhin e tij Nishani i ka shprehur në emër të popullit shqiptar dhe në emrin e tij personal, Obames dhe familjeve të viktimave e të lënduarve, ngushëllimet më të sinqerta, duke ndarë gjithashtu me popullin tuaj, lutjet më të ndjera për shërim dhe rimëkëmbje, pas kësaj fatkeqësie!


“Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, ndjenjat e solidaritetit të sinqertë të popullit shqiptar në këto momente shumë të vështira për kombin amerikan.” – theksohet në mesazhin e Presidentit Nishani. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2012, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori