Mallkimi quhet “Titanik”, gruaja e njërit prej të zhdukurve në oqean humbi të afërmit pas mbytjes së anijes gjigante

Fati i nëndetëses “Titan” duket se po trazon jetën e bashkëshortes së Stockton Rush, Ceo i kompanisë “Ocean Gate” dhe operatori i nëndetëses së zhdukur prej të dielës në Atlantikun e Veriut.

Wendy Rush është pasardhëse e dy pasagjerëve të pasur të klasit të parë në “Titanik”, të cilët u mbytën kur anija oqeanike u fundos në vitin 1912. Sipas të dhënave nga gazeta amerikane “New York Times”, Wendy është stërmbesa e Isidore Strauss, bashkë- themelues i dyqaneve Macy’s në SHBA dhe Ida Strauss.

Isidore dhe Ida ishin ndër pasagjerët më të pasur në udhëtimin e parë të Titanikut kur ai goditi një ajsberg dhe u fundos, duke vrarë më shumë se 1500 njerëz.

Ajo hoqi dorë nga pozicioni i saj për të qëndruar me burrin e saj.

Isidore dhe Ida Strauss që u mbytën në Titanikun

Sipas raportit të gazetës amerikane, të mbijetuarit e Titanikut thanë se Ida Strauss nuk kishte pranuar të hipte në një varkë shpëtimi së bashku me gra dhe fëmijë të tjerë.

Ida vendosi të qëndronte në anije me bashkëshortin e saj, me të cilin ishin të pandarë prej 40 vitesh. Ajo donte të ishte me të si në jetë ashtu edhe në vdekje.

Teksa anija u fundos në ujërat e akullta, çifti ishte përqafuar në kuvertën e Titanikut.

Historia e tyre tragjike u përjetësua edhe nga regjisori i famshëm James Cameron në filmin e vitit 1997 “Titanic”, i cili tregon në një skenë një çift të moshuar të shtrirë në krahët e njëri-tjetrit në shtrat ndërsa anija po përmbytet, siç komenton gazeta “New York Post”.

Skena nga filmi “Titanik” në lidhje me çiftin Strauss

Trupi i Isidorit u gjet në det disa javë pas fundosjes së Titanikut, por jo ai i gruas së tij.

Historia e Wendy Rush

Wendy Rush është një pasardhëse e Minnie Strauss, një prej vajzave të çiftit. Në vitin 1905, Minnie Strauss u martua me Dr. Richard Weil. Djali i madh i çiftit, Richard Weil Jr., shërbeu si president i dyqaneve Macy në Nju Jork.

Djali i tij, Dr. Richard Weil III është babai i Wendy Rush, siç pohoi në gazetën amerikane Joan Adler, drejtore ekzekutive e Shoqërisë Historike Straus.

U martuan me Stockton Rush në 1986.

Wendy Rush, pasardhëse e Strauss, dhe Stockton Rush, operator Titan

Wendy dhe Stockton Rush u martuan në vitin 1986. Në llogarinë e saj në LinkedIn, Wendy renditet si drejtoreshë e komunikimit për “OceanGate” , si dhe ka marrë pjesë në tre udhëtime drejt rrënojave të Titanikut në tre vitet e fundit.

Bashkëshorti i saj, 61-vjeçari Stockton Rush, është një nga personat në bordin e zhytësit Titan, i cili u zhduk nga radarët të dielën ndërsa u fundos në fund të Atlantikut në brigjet e Newfoundland, Kanada./Albeu.com/


Shtuar 22.06.2023 12:13

Tags: ,