Viktima e atentatit dhe i biri, me precedent penal në Itali
Pëlqej
Mësohet se viktima që u vra nga një atentat në zonën e ish-bllokut rezulton të ketë qenë një person me precedent penal në shtetin fqinj, Itali.

Memli Begalla para se të ndryshonte emrin nga Afrim Begalla rezulton të jetë i arrestuar në vitin 2009 në Itali për rrëmbim e nuses së djalit të tij, bëjnë të ditur mediat italiane.

Djali i tij Lili dhe Afrim Begalla janë arrestuar mëngjesin tjetër pasi kishin kryer rrëmbimin. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 23:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori