Mourinho i bindur: Abraham do të zhbllokohet

Tammy Abraham ka disa ndeshje që nuk ka shënuar gol për Romën dhe ky është një shqetësim për të gjithë te Roma.

Megjithatë trajneri i Romës, Jose Mourinho është i bindur se momenti i Abraham do të vije shumë shpejtë.

“Do të vijë momenti kur Tammy do të zhbllokohet, për mua ai është i njëjti lojtar që bëri mirë dhe do të kthehet për të shënuar”, tha Mourinho.

Tutje trajneri portugez foli edhe për lojën e Romës, e cila krijon shumë, por shënon pak.

“Nëse krahasoni numrin e golave ​​të shënuar dhe rastet e krijuara, padyshim që ka një kontradiktë. Ka skuadra që krijojnë shumë më pak ose shumë pak, megjithatë shënojnë”.

“Tani për tani ne jemi duke luftuar, jo në ndërtimin e situatave, por në shfrytëzimin e të gjitha rasteve që krijojmë”.

“Do të ishte më shqetësuese nëse nuk do të kishim asnjë lloj krijimi loje, nëse nuk do të kishim ndonjë dominim të lojës. Nëse do të shënonim të gjitha mundësitë që krijojmë, do të kishim një rezultat tjetër”, tha Mourinho.


Shtuar 7.11.2021 10:17