Vijon skandali/ 35 prokurorë me emra të ndryshuar
Teksa një ditë më parë u raportua skandali se kishte gjyqtarë që kishin ndryshuar datën e lindjes për të mos dalë në pension, ka edhe nga ata prokurorë të cilët japin arsye nga ato më banale për ndryshimin e emrit.

I referohemi 35 prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, të cilët rezultojnë se kanë ndërruar të dhënat e tyre, duke mos përfshirë prokuroret femra që e kanë bërë këtë gjë për arsye të martesës, shkruan "Shqiptarja".

Asnjë prej tyre nuk shpjegon arsyet se pse e kanë bërë këtë gjë, teksa arsyeja më e shpeshtë e përdorur prej tyre thuhet se janë gabimet teknike në regjistrat e gjendjeve civile. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori