Vijon sherri, deputeti i PS-së: Më vjen keq që votova këtë perversin (FOTO LAJM)
Tronditja e shkarkimit të djeshëm të Manjanit si edhe akuzat e hedhura prej tij po vijojnë edhe sot. Gjatë mbledhjes së paraditës në Komisionin e Ligjeve,
deputeti socialist Piro
Lutaj tha ndër të tjera se
Manjani nuk kishte sjellë ende
analizat duke aluduar për probleme psiqike të tij.
Nuk zgjati shumë dhe
Manjani u përgjigj duke thënë se ai
analizat mund t'ja kërkojne fillimisht shefit të tij, Edi Ramës duke i thënë se mund t'i gjente të botuara tek gazeta Tema para disa vitesh, ndërkohë që socialistin e cilësoi si "deputet koti".
Lutaj është përgjigjur sërish duke thënë se i vinte keq që kishte votuar pro në ministri pervers si
Manjani. /Albeu.com/
Shtuar më 31/01/2017,
ora 16:32